“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

PUBLIKUAR

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë në InstaStory, përmes të cilit ka shprehur mbështetjen e saj për studentët dhe të rinjtë që kërkojnë një të ardhme më të mirë në vendin e tyre.

Beatrix ka kujtuar dhimbjen e largimit nga vendi dhe ndjenjën e të qenit mes dy zgjedhjeve: të qëndrosh pranë njerëzve që do apo të largohesh për të pasur më shumë mundësi.

“E kujtoj atë dhimbje. Dhimbjen e të ndierit se i përket diku, por njëkohësisht të lutesh për të gjetur një rrugëdalje”, ka shkruar ajo, duke reflektuar mbi vështirësitë që i shtyjnë shumë të rinj të mendojnë për largimin nga Shqipëria.

Këngëtarja ka treguar se edhe vetë, disa muaj më parë, kishte menduar për mundësinë e kthimit. Megjithatë, zhvillimet e fundit në vend ia kanë rikthyer frikërat që kishte shpresuar t’i linte pas.

Ajo është ndalur edhe te sakrificat e familjeve që punojnë dhe përpiqen t’u sigurojnë fëmijëve një të ardhme më të mirë, duke theksuar se është e dhimbshme kur, pas gjithë atyre përpjekjeve, të rinjtë sërish ndihen të detyruar të largohen.

“Largimi duhet të jetë zgjedhje, jo e vetmja mënyrë që mund të imagjinosh për ta përmirësuar jetën tënde. Qëndrimi nuk duhet të nënkuptojë heqjen dorë nga ëndrrat”, ka shkruar Ramosaj.

Në fund të mesazhit, ajo ka shprehur hapur mbështetjen për studentët dhe të drejtën e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore.

“Ne kemi nevojë për ndryshim. Kemi nevojë të dëgjohemi. Njerëzve nuk mund t’u kërkohet vazhdimisht të durojnë gjithçka dhe të mos presin asgjë”, ka përfunduar këngëtarja, duke e shoqëruar postimin me hashtagët #MeStudentet dhe #Shqiperia.

Reagimi i saj vjen në kohën kur studentët dhe qytetarët në Shqipëri po protestojnë për kushte më të mira, më shumë mundësi dhe një të ardhme më të sigurt.

Pakënaqësitë lidhen edhe me vështirësitë ekonomike, mundësitë e punësimit dhe largimin e të rinjve nga vendi.

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...