Situata e krijuar në shërbimin e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në të gjitha Komunat e Kosovës, një gjendje konfuze e pakuptimtë, e papranueshme dhe e papërballueshëm ka shtyrë Sindikatën e Zjarrëfikjes së Kosovës të hyjnë në grevë.
Sipas një komunikate dërguar mediave, kjo sindikatë thotë se greva po bëhet me qëllim të ngritjes së zërit kundër kësaj gjendje të krijuar dhe si shprehje të pakënaqësive.
Greva do të mbahet më 13.10.2014 në ora 10 -11, në të gjitha Njësitë e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit në Stacionet e Zjarrfiksëve në Komunat përkatëse.



