Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët e lartë të Komandës në Akademinë Ushtarake “Dr. Franjo Tuxhman” në Kroaci, së bashku me pjesëmarrës nga 11 shtete.
“Avancimi i edukimit dhe zhvillimi profesional i pjesëtarëve të FSK-së mbeten ndër prioritetet tona të vazhdueshme. Urime pjesëtarëve tanë për përfaqësimin e denjë të Republikës së Kosovës”, shkruan Maqedonci në një postim në Facebook.


