Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

PUBLIKUAR

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe Graçanicë, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë.

Sipas raportit, në Prishtinë, policia është njoftuar nga emergjenca se një burrë ishte gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Ndërkaq, një rast i ngjashëm është raportuar edhe në Graçanicë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Në të dyja rastet, me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“Rr. Vicianum, Prishtinë  23.10.2026 – 07:43. Stacioni policor është informuar nga emergjenca se viktima mashkull kosovar, në banesën e tij ishte gjetur pa shenja jete. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Graçanicë 23.10.2026 – NN. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion’, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...