Zjarr në Brus, dëmtohen rreth 20-hektarë pronë shtetërore dhe 5-hektarë male pronë private

PUBLIKUAR

Policia Kosovës ka njoftuar se në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në malet e fshatit, transmeton LipjaniNews.

Raporti plotë nga Policia:

 

Fsh. Brus, Lipjan 04.08.2021-12:10.  Në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në malet e fshatit, ndërsa njësitet e  zjarrfikësve  të Lipjanit, Llapnasellës e Novobërdës së bashku edhe me njësitet policore kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin.

Sipas rojës së pyllit janë dëmtuar rreth 20 –hektarë pronë shtetërore dhe 5-hektarë male pronë private.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...