Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

PUBLIKUAR

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në fshatin Magure të Lipjanit, ku tre persona të maskuar dhe me dorëza janë vërejtur në një objekt.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 26 tetor, rreth orës 02:11. Ankuesi, një shtetas kosovar që punon si punëtor i sigurimit në një kompani private, ka njoftuar policinë se në objektin ku punon ka vërejtur tre persona të maskuar.

Njëri prej tyre kishte një pistoletë në dorë, të cilën ia kishte drejtuar punëtorit të sigurimit, duke i kërkuar të largohej nga aty.

“Fsh. Magure, Lipjan  26.10.2026 – 02:11. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i sigurimit në një kompani private, ka njoftuar policinë se në objektin ku punon ka vërejtur tre persona me maska dhe dorëza dhe njëri prej tyre me pistoletë në dorë, i cili ja ka drejtuar ankuesit armën dhe i ka thënë të largohet nga aty. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti i mësipërm”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./Indeksonline/.

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...