Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur.
Policia ka bërë të ditur se nga i dyshuari është konfiskuar një thikë.
“Lipjan 26.10.2026-17:39. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai pas një mosmarrëveshje, ka tentuar që t’i sulmonte me thikë viktimën mashkull kosovar dhe djalin e mitur të viktimës. Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/.


