Inter Group ka sjelle në treg banesat me dizajnin dhe funksionalitetin më të mirë në rajon. Me një tërheqje të sofistikuar dhe luksoze, e që reflekton shkrirjen magjike të inspirimit dhe arkitektures franceze, ky kompleks është një vendbanim ëndërr për secilin nga ne.
Ky projekt është duke u ndërtuar në pjesën më të bukur të qytetit të Lipjanit, e cila ju siguron banorëve të këtij kompleksi qetësi absolute. Gjithashtu, qasja e lehtë në të gjitha pjesët e qytetit, e bënë këtë lokacion edhe më konvencional për banuesit potencial. Forma duhet të ndjekë funksionin, kur është fjala për dizajnin dhe arkitekturën në përgjithësi.
Andaj, çdo detaj u përzgjodh me kujdes dhe u punua me kualitet, që së pari të jetë funksionale, pastaj edhe e bukur. Element I veqant dhe shumë joshës në këtë kompleks janë balkonet franceze, në secilën dhomë të banesës. Të punuara në detaje, me një dizajn unik, këto balkone i sjellin banesës tuaj më shumë dritë, pamje më të mirë, ndjesi më të madhe të hapësirës së dhomës, dhe më shumë stil.

Ekipi ynë projektues u përkujdes që secilën banesë ta projektojë në formë unike e që njëkohësisht të jetë sa më funksionale për banuesit e sajë.
Ky ekip gjithashtu u sigurua që secilën banesë ta pajis edhe me një depo (shpajz), e cila do të jetë në funksion të banorëve për ti mbajtur furnizimet e tyre të freskëta e të sigurta gjatë gjithë kohës. Këtij projekti vlerën unike ja perforcojnë edhe më shumë keramika dhe paisjet e tjera plotësuese, të cilat janë të instaluara nëpër banjo dhe hapësira të tjera brenda banesës. Falë një bashkëpunimi të mirë e afatëgjatë me partnerët tanë afarist, ne kemi garancë të plotë për kualitet dhe funksionalitet në secilin produkt të instaluar në këtë objekt. Për këtë projekt kompania është kujdesur që ti jetësoi standardet më të larta në industrinë e ndërtimit.

Inter Group ka vënë në funksion të gjelbrimit dhe aktiviteteve tjera relaksuese mbi 60% të sipërfaqes së projektit për banuesit e kompleksit! Të gjitha parkingjet janë nëntokësore, ku prej aty banuesit nëpërmjet ashensorëve modern kanë qasje direkte në banesat përkatëse. Me këtë funksionalitet ne kemi menduar që fëmijët e vegjël të mos jenë të penguar e të rrezikuar nga makinat, gjatë lojës së tyre në parkun e kompleksit.
Veqori tjetër e këtij kompleksi është se mbrenda hapësirës gjelbëruese të kompleksit nuk do të lejohen të ushtrohen aktivitete biznesore që nuk janë në funksion të banuesve të kompleksit.

Nga eksperienca jonë shumëvjeqare në industrinë e paluejtshmërive, ne kemi mësuar se shumica e objekteve banesore dështojnë në funksionalitet, dhe nuk janë më atraktive për banim, në momentin kur ata fusin në objektet e tyre aktivitete biznesore që nuk hyjnë në funksion të banuesve të objektit. Kuptohet, për investitorin ajo formë sjell fitime më të mëdha, ndërsa për banorin e përhershëm vetëm telashe. Jeta është më e lehtë në këtë vendbanim mbresëlënës, kur në shërbim të këtijë komuniteti banues është vënë një ekipë e tërë profesionale, e që në qendër të vëmendjes e ka vënë klientin e sajë.
Informatat e kontaktit: [email protected] +377 44 330 888 +41 76 529 20 38
Adresa: Rruga Një Maji 8 (Mbrapa Viva Fresh-Restaurant Fleta)
14000 Lipjan Republika e Kosovës


