Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se si pasoj e një zjarri fushor nga zjarri janë përfshi një objekt, dy makina të korrjes, tri stalla dhe rreth 4000 duaj të sanës- ushqim i bagëtive pronë e tri viktimave m/k.
Raporti plotë nga Policia Kosovës:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Torinë, Lipjan / 03.10.2026 – NN.
Është raportuar se si pasoj e një zjarri fushor nga zjarri janë përfshi një objekt, dy makina të korrjes, tri stalla dhe rreth 4000 duaj të sanës- ushqim i bagëtive pronë e tri viktimave m/k.
Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme në vlerë të konsiderueshme.
Është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, rasti është duke u hetuar.


