Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes së nxënësit të parafillores në SHFMU “Ibrahim Banushi” në Shalë, Jorik Granit Shala.
Postimi plotë:
TELEGRAM NGUSHËLLIMI FAMILJES SHALA
Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, në emër të institucioneve komunale, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit të parafillores në SHFMU “Ibrahim Banushi” në Shalë, Jorik Granit Shala.
E nderuara familje Shala,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Jorik Granit Shalës, një fëmijë i cili sapo kishte nisur rrugëtimin e tij të parë në edukim dhe arsimim.
Humbja e një fëmije është një dhimbje e thellë dhe e papërshkrueshme për familjen, të afërmit, mësuesit, bashkëmoshatarët, por edhe për të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit.
Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shala, të afërmve, mësuesve, bashkëmoshatarëve dhe gjithë komunitetit arsimor.
Zoti e mëshiroftë!
Imri Ahmeti
Kryetar i Komunës së Lipjanit


