I pari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka marr vendim që nga dita e hënë të zgjatet orari punë në sektorin e gjendjës Civile në Komunën e Lipjanit.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë nga Komuna e Lipjanit:
Me vendim të Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti nga data 09.07.2018 deri më 31.08.2018, do të punojë prej orës 08:00 deri më 18:00 nga e hëna deri të premtën, ndërsa në ditën e shtunë, nga ora 10:0 deri në 14:00, përcaktohet zgjatja e orarit të punës në sektorin e gjendjes Civile në Lipjan.
Zgjatja e orarit të punës për periodën prej 09.07.2018 deri më 31.08.2018 do të bëhet për shkak të numrit të madh të kërkesave që parashtrohen në këtë sektor që ndërlidhet me fluksin e ardhjes së mërgimtarëve nga shtetet e ndryshe të botës, të cilët kanë të nevojshme rregullimin e dokumenteve.


