Zëvendësministri i Mbrojtjes thotë se armatosja e Serbisë nga Rusia është mesazh kërcënues për rajonin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Kosovës, Burim Ramadani, ka thënë se Serbia është duke dërguar mesazhe kërcënuese për tërë Ballkanin teksa po armatoset nga Rusia.

Ramadani ka thënë se kjo nënkupton që Serbia po e forcon ndërveprueshmërinë e vet ushtarake vetëm me Rusinë.

Ai ka thënë se Aleksandar Vuçiqi, Ivica Daçiqi dhe Aleksandar Vulini janë kthyer në ushtarë të Putinit në hakmarrjen ndaj NATO-s në Ballkan.

“Sigurisht se ky është shqetësim serioz për tërë Ballkanin. E vetmja rrugë që e stabilizon sigurinë dhe paqen në Ballkan është modernizimi i shteteve ballkanike, sidomos në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Kur të gjitha shtetet e tjera në rajon ose janë anëtarësuar ose janë drejtuar qartësisht kah NATO-ja, është e vetmja Serbia që ka marrë rrugën e kundërt dhe për këtë rrugë të kundërt është duke u krekosur. Pra, ky orientim kah Rusia i Serbisë është diçka serioz për tërë Ballkanin”, ka thënë Ramadani në një intervistë për “Epoka e re”.

Zëvendësministri Ramadani ka treguar se cila duhet të jetë përgjigjja e vendeve të tjera të rajonit ndaj armatosjes së Serbisë.

“Shtetet properëndimore të Ballkanit duhet ta thellojnë përkushtimin ndaj demokracisë dhe bashkëpunimit rajonal. Nuk duhet të luhaten në asnjë formë në reformat demokratike të brendshme, bashkëpunimin biletaral dhe rajonal, modernizimin e institucioneve të sigurisë, sikurse edhe thellimin e partneritetit me ShBA-në, NATO-n dhe BE-në”, ka thënë ai.

Ramadani ka folur edhe për tranzicionin e FSK-së, duke thënë se ky proces po vazhdon dhe do të përmbyllet suksesshëm.

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...