Zëvendësministri Hoxha vizitoi Qendrën e Azilit në Magurë

PUBLIKUAR

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Valdet Hoxha së bashku me drejtorin për Shtetësi, Azil dhe Migracion, z. Valon Krasniqi, vizituan sot Qendrën për Azilkërkues në Magure dhe Qendrën për Mbajtjen e të Huajve  në Vranidoll.

Në të dyja takimet zëvendësministri Hoxha u njoftua nga udhëheqësit e qendrave për punën, kapacitet dhe kushtet që kanë këto qendra për pranimin e azil kërkuesve, respektivisht mbajtjen e personave qëndrim jo të rregullt   në Kosovë.

Në këto vizita u vlerësua se këto qendra janë të ndërtuara duke u bazuar sipas të gjitha standardeve evropiane dhe përmbushin të gjitha kushtet teknike dhe humane për personat që qëndrojnë në këto qendra.

Zëvendësministri Hoxha premtoi se do të bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme që këto qendra të jenë edhe më funksionale dhe të përmirësohen edhe më shumë të gjitha nevojat teknike, që të jenë në shërbim të njerëzve që qëndrojë të këto qendra.

Këto qendra janë të ndërtuara sipas të gjitha standardeve evropiane për pranimin e azilkërkuesve dhe për mbajtjen e personave, që kanë qenë ndër kriteret në procesin e liberalizimit të vizave dhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian janë vlerësuar me nota tejet pozitive. Qendra për Azilkërkues ka kapacitet për rreth 100 azilkërkues, ndërsa Qendra e Mbajtjes për 70 persona.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...