“Zëri i të vërtetave të dhimbshme të Kosovës”, Basha: Përjetë mirënjohës Ambasadorit Walker

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot kryesisht i vranët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët. Sipas...

Aksident i rëndë në autostradën e Fushë Kosovës, përfshihen disa makina, kamionë e një furgon (Pamje)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm mbi urën e autostradës në...

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ke reaguar për pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e nderimit të Ambasadorit William G. Walker, me titullin e “Kalorësit të Urdhërit të Flumurit” të akorduar nga Presidenti Begaj.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook” Basha shkruan se ndjehet i lumtur që ishte pjesë dhe se shqiptarët i janë mirënjohës dhe më fat që ka kanë miq të tillë si Ambasador Walker.

Teksa ka rikujtuar masakrën e Reçakut, Basha u shpreh se Walker u shndërrua në zërin e vërtetave të dhimbshme të Kosovës në kohët më të vështira.

Postimi i Bashes

I lumtur të isha pjesë e ceremonisë së nderimit të Ambasadorit William G. Walker, me një nga titujt më të lartë të Republikës së Shqipërisë, atë të “Kalorësit të Urdhërit të Flamurit” akorduar nga Presidenti i Republikës.Ne shqiptarët jemi përjetë mirënjohës dhe me fat që kemi miq të tillë si Ambasadori Walker.Duke e cilësuar masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit, ai u shndërrua në zërin e të vërtetave të dhimbshme të Kosovës në kohët më të vështira, çka solli ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar për krimet dhe spastrimin etnik që po kryente regjimi i Milosheviçit në Kosovë.E ndërsa përpjekjet për të barazuar viktimën me agresorin vazhdojnë nga politika e Beogradit, Ambasadori Walker mbetet zëri i fuqishëm i së vërtetës, i masakrave dhe genocidit mbi popullin e pafajshëm të Kosovës dhe një mik i vyer që vazhdon ti gjendet pranë asaj dhe shqiptarëve kudo ku janë./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Scholz: Shqipëria së shpejti do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka deklaruar se Shqipëria së shpejti do të jetë...

Pasojat nga moti i keq, Edi Rama u bën thirrje shoferëve të evitojnë lëvizjet e panevojshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të...

Rama për vrasjen e policit: Këmbana më e madhe e alarmit për rrezikun e eskalimit të krizës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vrasjes së policit në veri të Kosovës. Ai në...