Zbulohet skeleti misterioz me shpinë si të njeriut, bisht të krokodilit dhe sqep

PUBLIKUAR

Në plazhin e qytetit Whitstable në Angli, është gjetur skeleti i një krijese të pazakontë.

Shirlie Randall ka qenë duke e bërë shëtitjen e mëngjesit, kur qeni saj është afruar tek ‘trupi i dekompozuar’.

“Me tu afruar te skeleti, nisa të ndjejë erë të rëndë”, ka thënë gruaja 41-vjeçare, e cila i ka bërë fotografitë, për t’i postuar më pas në rrjete sociale, transmeton Telegrafi.

“Duket si një njeri me sqep dhe bisht të krokodilit”, ka komentuar ajo lidhur me pamjet që janë marrë në plazh.

Zyrtarë të ‘British Divers Marine Life Rescue’ janë duke u marrë me rastin, ndërsa ende nuk ka dhënë ndonjë konkludim se çfarë mund të jetë.

“Ka mundësi që është delfin, derr i detit, apo eshtrat e të dy krijesave”, ka thënë zëdhënësi i BDMLR, lidhur me këtë gjetje bizare. /Telegrafi/

skel03

skel02

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...