
Një djalosh 4-vjeçar që shfaqet duke imituar yllin e arteve marciale, Bruce Leen, është bërë i famshëm nëpër rrjetet sociale.
Në një video, djaloshi i vogël kinez, shihet duke praktikuar lëvizjet e njëjta me Leen. Ai qëndron para televizorit ndërsa me precizitet imiton yllin e famshëm që shihet duke bërë lëvizjet e tij në televizor. /Telegrafi/


