Zbulim i ri – shkencëtarët aksidentalisht zbulojnë një qenie që nuk thith oksigjen

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Oksigjeni përbën rreth 20% të atmosferës së Tokës, proces ky që ndihmon në frymëmarrjen qelizore. Por siç duket jo të gjitha qeniet thithin okisgjen.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shkencëtarët në Tel Aviv kanë zbuluar një parazit të quajtur “Henneguya salminicola” që sipas tyre është qenia e parë shumëqelizore e gjetur ndonjëherë që në procesin e frymëmarrjes nuk përdor oksigjenin.

“Henneguya salminicola” është qenie e vogël e përbërë me vetëm 10 qeliza, që duket pak si një leshterikë, e ngjashme me kandilin e detit.

Ekipi i studiuesve e gjeti parazitin në indin e muskujve të një peshku salmon, ndërsa zbulimi se nuk përdor oksigjenin për frymëmarrje ishte krejt i rastësishëm.

Ndërsa ata studionin gjenomin e specieve zbuluan se paraziti nuk përmban mitokondri, organel ky që konverton oksigjenin në energji.

“Frymëmarrja aerobike u mendua të ishte e përhapur te kafshët, por tani e konfirmuam që nuk është kështu”, tha Dorothee Huchon, zoologe në Universitetin e Tel Aviv.

“Zbulimi ynë tregon se evolucioni mund të shkojë në drejtime të çuditshme”, tha Huchon.

“Frymëmarrja aerobike është një burim kryesor i energjisë, ndërsa gjetëm një qenie që nuk e aplikon fare”, ka shtuar ajo.

Huchon ka shtuar se ende nuk dihet se si “Henneguya salminicola” gjeneron energjinë për veten e tij, mirëpo ky zbulim ka rëndësi të madhe në fushën e kërkimit evolucionar.

“Në përgjithësi mendohet se gjatë evolucionit, organizmat bëhen gjithnjë e më komplekse, dhe se organizmat e thjeshtë njëqelizorë ose pak qelizorë janë paraardhësit e organizmave komplekse”, citohet të ketë thënë ajo.

“Ndërsa këtij paraziti, procesi evolucionar i ndodhë e kundërta”, thotë Huchon.

“Duke jetuar në një mjedis pa oksigjen, ai ka derdhur gjenet e panevojshme përgjegjëse për frymëmarrjen aerobike dhe është bërë një organizëm edhe më i thjeshtë”, ka thënë ndër tjerash shkencëtarja. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...