Derisa pritet që Kuvendi i Kosovës të fillojë seancën në të cilën pritet të diskutohet rreth ndryshimeve kushtetuese, të cilat do të hapnin rrugë për formimin e Gjykatës Speciale, në hollin e Kuvendit të Kosovës janë parë përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Republikën e Kosovës, Samuel Zbogar, si dhe ambasadori i Holandës, Robert Bosch.
Për të kundërshtuar ndryshimin e këtyre amendamenteve, para objektit të Kuvendit të Kosovës, janë duke u mbledhur protestues, të thirrur nga veteranët e UÇK-së dhe mbështetur edhe nga tri partitë opozitare.
Gjithashtu për të mbikëqyrur mbarëvajtjen e protestës, para objekteve të Kuvendit dhe Qeverisë janë duke u parë forca të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/


