Zbogar: BE i ka dhënë Kosovës gjithçka që i ka premtuar, do t’ia jap edhe vizat

PUBLIKUAR

samuel_5072

Përfaqësuesi special i BE’së në Kosovë, ka thënë se Bashkimi Europian i ka dhënë Kosovës gjithçka që i ka premtuar. Ai ka thënë se edhe vizat do t’i jepen Kosovës.

Këto deklarata Zbogar i ka bërë në emisionin “Zona e Debatit”, duke thënë se shumë njerëz nuk kanë besuar se Kosovës do t’i jepej edhe MSA’ja, por i është dhënë edhe ajo.

Gjithçka që i është premtuar Kosovës nga ana e Bashkimit Europian, Zbogar thotë se do t’i jepet.

“Besojmë që Kosova është duke ecur përpara dhe se BE është duke i dhënë Kosovës MSA’në. Ne do t’i japim edhe ato që akoma nuk i kemi dhënë. Besoj se do t’i japë edhe vizat. Ne mbështesim Kosovën me EULEX’in që është një investim 100 milionësh. BE është duke i dhënë Kosovës atë që ia ka premtuar”, ka thënë ai.

“Besoj që Kosova është duke bërë dialogun për të mirë të vetë Kosovës. Procesi i dialogut është i ndërlidhur me procesin e integrimit në BE. Mendoj se këtë do ta shohim në një pikëpamje që qeveria e ardhshme do të vazhdojë t’i zgjidhë të gjitha çështje”, ka thënë ai.

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...