Zanfina dukjen ia beson Fitore Jahës (Foto)

PUBLIKUAR

Zanfina dukjen ia beson Fitore Jahës (Foto)

Megjithëse njihet për elegancën dhe linjat perfekte të saj, duket se vitin e ri do ta nisë me ndryshime në stilin e saj të veshjes.

Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare, Zanfina Ismajli, e cila ka zbuluar se tani e tutje për veshjet e saja, do të përkujdeset kreatorja Fitore Jaha.

“Për stilin tim në xhirimet e këtij fund viti kam bashkëpunuar me Fitore Jaha. Një vajzë shumë e talentuar. Jam shumë e kënaqur nga ky bashkëpunim. Mendoj që edhe në të ardhmen dukjen time t’ia besoj Fitores”, ka pohuar Zanfina për Telegrafin.

Zani gjithashtu ka thënë se për dukjen e saj deri më tani është përkujdesur vetë, por nganjëherë ka marrë këshilla edhe nga motra e saj, Ema.

“Më herët nuk kam bashkëpunuar me asnjë kreator. Gjithmonë jam veshur vetë dhe mund të them që e bëj me shumë pasion këtë. Shumë shpesh më ka ndihmuar edhe motra ime Ema e cila ka një stil të veçantë kur janë në pyetje kombinimet”, ka shtuar Zanfina.

Përndryshe, këngëtarja ditë më parë ka deklaruar se është duke përgatitur një këngë të re të titulluar “Mohito”, e cila pritet të lansohet gjatë festave të vitit të ri. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri: Le të jetë ky standardi

Pas aktgjykimit për rastin që tronditi opinionin publik, reaguan edhe figura të njohura, përfshirë...

Foto e parë e Albina Kelmendit si shtatëzënë (Foto)

Ditë më parë, këngëtarja e njohur Albina Kelmendi dha lajmin për shtatëzaninë e saj. Interpretuesja...

Elijona rikthehet në rrjete sociale, shijon pushimet në Egjipt

Elijona Binakaj është rikthyer në rrjete sociale, me disa postime nga pushimet. Ajo ka marrë...