Ymeri: Modeli rus është ai i përkrahjes së “Zajednicës”

PUBLIKUAR

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendjse, Visar Ymeri, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se “ta luftosh modelin rus nënkupton ta luftosh ‘Zajednicën’”. Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Rusia, e Putini, janë hegjemonistë e imperialist, të cilët dhunshëm, herë përmes kontrollit politik në institucionet qendrore, e herë përmes okupimit faktik të një pjese të territorit, ushtrojnë kontroll gati në të gjitha vendet e ish Bashkimit Sovjetik, e të cilat i ka në kufi.

E njëjtë është Serbia, e Nikoliqi, Vuçiqi e Daçiqi në të. Ushtrojnë kontroll në Bosnje përmes Republikës ‘Srpska’, në Maqedoni përmes kontrollit faktik përmbi Gruevskin e VMRO-DPMNE-në, në Mal të Zi përmes serbëve atje. Në Kosovë përmes strukturave ilegale e kriminale, përmes Listës ‘Srpska’ e në të ardhmen përmes ‘Zajednicës’. I njëjti model sikur i Rusisë.

Ta luftosh modelin rus nënkupton ta luftosh ‘Zajednicën’. Njëkohësisht ta përkrahësh ‘Zajednicën’ është pikërisht ta përkrahësh modelin rus që e përdor Serbia për kontroll politik mbi shtetet që kanë dal nga ish Jugosllavia e që i ka në kufi.

Hashim Thaçi nënshkruan marrëveshje me Daçiqin (njërin prej politikanëve më pro rus në Serbi) për ‘Zajednicën’, dhe pastaj përdor policinë e Kosovës për zbatimin e kësaj marrëveshje. Bashkë me Isa Mustafën, këta janë shndërruar në vegla të ‘modelit rus’ në Republikën e Kosovës” (sic.), ka shkruar Ymeri. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...