Ymeri: EULEX s’e ka njohur kurrë pavarësinë e Kosovës

PUBLIKUAR

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka kritikuar punën e EULEX-it në Kosovë, duke thënë se si mision i është mbivendosur Republikës së Kosovës.

Ai tha se EULEX-i është i dizajnuar dhe vepron sipas paradigmës së stabilitetit afatshkurtër rajonal dhe si i tillë ai jo që është i lirë nga ndikimet politike, por këto të fundit i ka parakusht të ekzistencës.

“EULEX-i si mision i është mbivendosur Republikës së Kosovës, i cili kurrë nuk e ka njohur shpalljen e kësaj Republike; është bazuar në Rezolutën 1244; ka pushtet ekzekutiv; nuk i jep llogari institucioneve të vendit. Pjesëtarët e EULEX-it kanë imunitet nga ndjekja penale për veprimet e tyre në Kosovë. EULEX është suspendim i sovranitetit, drejtësisë dhe demokracisë në Republikën e Kosovës”, shprehet Ymeri në Facebook.

Ai tha se ka 7 vite që po eksperimentohet me një mision të tillë. “Tash pas 7 viteve të gjithë po e thonë këtë: zyrtarët qeveritar, opinionistët, media, shoqëria civile, madje edhe vet kreu i EULEX-it. Po arrihet një konsensus i gjithëmbarshëm për qëndrimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Por me 7 vite vonesë. Këto 7 vite janë vite të humbura për Republikën e Kosovës, dhe për popullin e saj”, tha ai. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku për Osmanin: Bashkimi nuk kërkon kushte, por afrim dhe koordinim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka komentuar mundësinë e rikthimit apo...

S’ka marrëveshje VV-LDK, Abdixhiku: Nga ky moment e konsiderojmë të përmbyllur këtë çështje

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK-ja e ka mbyllur çështjen e...

Dogana zbulon një mashtrim me mallra, mbi 29 mijë euro dallim në deklarim

Gjatë kontrollit të një dërgese të paraqitur për inspektim në emër të një subjekti,...