Dashuria e Yllza Lutfiut dhe Erden Halilit u kurorëzua në martesë në javën që shkoi. Ceremonia e dasmës u zhvillua në një ndër restorantet më luksozë në Prizren në “Alegria 2”, ku të pranishëm ishin rreth 500 të ftuar.
Sipas musafëve dhe pronarëve të restorantit deri më sot ka qenë ndër dasmat më të mrekullueshme dhe më gazmore. Po ashtu çifti dy muaj para martesës ka shetit disa vende të Evropës , për të blere fustanin e nusërisë dhe katin e dhëndrit. Për muajin e mjaltit, ata do të shkojn në Dubai
Ndryshe ky çift jeton një Vjenë të Austrisë, edhe pse janë studentë ata bëjnë një jete studentore por luksoze. Thuaj çdo ekspozitë, seminar , debat, që organizohet nga fusha e arkitekturës , po ashtu cdo koncert nga yjet e estradës botërore edhe jashtë Austrisë. Ndryshe, Yllza Luftiu dhe Erden Halili studimet themelore i kanë përfunduar në UBT, në Fakultetin Arkitekturës, dhe tash janë në përfundim të studimeve Mastër në Universitetin TUWIEN , në Departamentin e Arkitekturës. Ata shpeshherë e kanë cekë se planet e tyre pas përfundimit te Masterit që të dy te fillojnë menjëherë të vazhdojnë studimet e doktoratës. Redaksia “UBT News”




