YAHR reagon ashpër lidhur me dyshimet për abuzim seksual ndaj të miturës 14 vjeçare

PUBLIKUAR

Organizata Joqeveritare YAHR ka reaguar ndaj dyshimet për abuzim seksuale nga ana e personelit të institucioneve arsimore në Komunën e Lipjan ndaj të miturës 14 vjeçare.

“Organizata Joqeveritare YAHR reagon ashpër lidhur me dyshimet për abuzimi seksuale nga ana e personelit të institucioneve arsimore në Komunën e Lipjan ndaj të miturës 14 vjeçare. YAHR-i kërkon nga institucionet gjegjëse që sa më shpejtë të zbardhet rasti dhe nëse vërtetohet se një gjë e tillë ka ndodhur, më të vërtet të mirën masa të ashpër ligjore ndaj kryerësve të veprës dhe ndaj të tjerat që janë munduar që rastin ta fshehin nga opinioni publik”, thuhet në njoftim.

Për këtë rast kanë reaguar edhe prindërit e nxënësve të fshatit Bujari të Lipjanit kanë reaguar ashpër ndaj rastit për abuzim seksual që ka ndodhur në shkollën e mesme të ulët “Emin Duraku” Banullë-Gllogovc. Një reagim të tillë ishte edhe nga Rinia Demokratike e Kosovës dega në Lipjan.

Komuna e Lipjanit respektivisht Drejtoria Komunale e Arsimit nëpërmjet një njoftimi ka informuar se nuk ka pasur asnjë informatë zyrtare me shkrim nga askush, lidhur me rastin për motive të ulëta në një nga shkollat e Komunës së Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës, DKA ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme konform ligjit, transmeton LipjaniNews/

 

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...