Në një komunikatë për media të lëshuar nga Organizata Joqeveritare YAHR, njofton se Komuna e Lipjanit ende vazhdon me Statutin Komunal në kundërshtim me ligjet në fuqi.
“Organizata Joqeveritare YAHR nëpër mes kësaj komunikate kërkon nga ana e legjislativit të Komunës së Lipjan që të merr hapa konkretë në harmonizimin e aktit më të lartë komunal si që është Statuti Komunale ( Nr. .110-623 i datës 26.09.2008) me ligjet aktuale në fuqi të Republikës së Kosovës.
Statuti Komunal i Komunës së Lipjan edhe pas ndryshimit të bërë në vitin 2013, me shtimin e tre drejtorive të reja komunale, prapa se prapë është në kundërshtim me Ligjin për Kufijtë Administrativë të Komunave Nr. 03/L-041 të datës 20 shkurt 2008, ku në bazë të këtij ligji Komuna e Lipjanit i ka 59 vendbanime dhe fshatra, ndërsa në Statutin Komunale në kapitullin II, ku ka të bëjë me vendbanimet e komunës, gjegjësisht në nenin 13. rreth vendbanimet dhe fshatrat, figurojnë 70 vendbanime dhe fshatra, që do të thotë në bazë të ligjit të lartë përmendur Komuna e Lipjanit i ka11 fshatra më pak se sa me statutin komunal.
Është edhe më interesante se në ueb faqen e Komunës është i prezantuar Statuti Komunal i aprovuar me datën 26.09.2008, pa ndryshimet e bëra në vitin 2013”, thuhet në Komunikatën e lëshuar nga YAHR/ LipjaniNEWS/



