Youth Association for Human Rights YAHR ka konsideruar se në qfarë kushtesh punon inspektori i punës në komunën e Lipjanit, një zyrë me diku 6 metra katror me një kompjuter të vjetër dhe shume dokumente të shpërndarë nëpër tavolinë në mungesë të inventarit, këto janë pamje se sot i kemi hasur gjatë një vizitë pune që e bëm tek inspektori i punës në Komunën e Lipjanit nga organizata jonë.
Komunaikata nga organizata YHAR:
Është e tmerrshme se në qarë kushtesh punon inspektori i punës në komunën e Lipjanit. Një zyrë me diku 6 metra katror me një kompjuter të vjetër dhe shume dokumente të shpërndarë nëpër tavolinë në mungesë të inventarit, këto janë pamje se sot i kemi hasur gjatë një vizitë pune që e bëm tek inspektori i punës në Komunën e Lipjanit nga organizata jonë.
Duke e ditur rolin dhe përgjegjësit e shumta që ka inspektori i punës me legjislacionin nëpër komuna, ku dihet se edhe numri i tyre është i vogël nga një inspektor për çdo komunë, nga kjo nuk pritet që do të kemi ndonjë efikasitet në punën e tyre. Kërkojmë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies sociale që së paku ti krijojë kushte inspektorit të punës në Lipjan. Po ashtu kërkojmë edhe nga ekzekutivi i komunës së Lipjanit që ti sigurojë një hapësirë pune për inspektorin e punës, në mënyrë që të kemi efikasitet në kryerjen e punëve dhe përgjegjësive që ka inspektori i punës të parapara me legjislacionin në fuqi. E këto përgjegjësi janë:
1. Inspektorët e punës kontrollojnë në mënyrë unike të gjitha vendet e punës që kanë të bëjnë me marrëdhënien e punës, kushtet e punës, mbrojtjen në punë dhe ruajtjen e shëndetit të punëtorëve në përgjithësi, të përcaktuara në bazë të Rregullores nr. 2001/27 për Ligjin Themelor të Punës në Kosovë, Rreg. 2003/33 e Ligjit NR. 2003/19 për Siguri në Punë, Mbrojtje të Shëndetit të Punësuarve dhe Ambientit të Punës dhe dispozitave tjera të aplikueshme në fushën e punës, punësimit, sigurisë në punë, mbrojtjes së shëndetit të punësuarve dhe ambientit të punës.
2. Sigurojnë informacione dhe këshilla për zbatimin e dispozitave të aplikueshme në lëmit e punës, punësimit, sigurisë në punë, mbrojtjes së shëndetit të punësuarve dhe ambientit të punës.
3. Bëjnë kontrollimin e të gjitha librave të punëdhënësve që duhet t’i mbajnë ata, në pajtim me ligjin e punës dhe sigurisë në punë, mbrojtjes së shëndetit të punësuarve dhe ambientit të punës.
4. Inspektorët e punës kryejnë inspektimin në vendin ku është shkaktuar vdekja, ose lëndimi i rëndë i një apo më shumë punëtorëve, ose ka ndodhë ndryshim në procesin e punës i cili ka rrezikuar jetën e punëtorëve.
5. Në bazë të vendimit nr. 81/06 japin pëlqimin për punë punëdhënësve në lidhje me plotësimin e kushteve të sigurisë në punë në objektet ku ushtrohet veprimtaria e punës.
6. Inspektojnë vendet e punës dhe veprojnë në ndalimin e të gjitha llojeve të diskriminimit, moshën minimale të të punësuarve, ndalimin e punës së dhunshme ose të detyruar, në realizimin e të drejtës në organizim sindikal, marrëdhënien e punës, kontrata e punës, realizimin e pagesës së barabartë për femra dhe meshkuj për punë të njëjtë, realizimin e pagave, orarin e punës, realizimin e pushimit ditor, javor, festave zyrtare, të lehonisë, rasteve familjare, të pushimit mjekësor, të pushimit pa pagesë, pushimit vjetor, evidencën e punonjësve, kushteve të punës, trajnimeve për punë të sigurt, objekteve, aparateve kundër zjarrit, rrezatimeve, konstruksioneve, gjendjeve të makinave dhe pajisjeve të punës, mjeteve personale mbrojtëse në punë etj.
7. Inspektori i punës urdhëron ndalimin e prodhimit, ose procesit të punës aty ku ka fakte të pamohueshme dhe të verifikuara se kushtet në vendin e punës shfaqin rrezik të drejtë për drejtë për jetën shëndetin apo sigurinë e punonjësve.
8. TEIP bënë mbikëqyrjen e implementimit të rregulloreve: rregullores nr. 2004/01 për masat higjienike dhe teknike të mbrojtjes në punë dhe të rregullores 2005/02 për vlerësimin e rrezikshmërisë në punë dhe lidhur me punën.
9. Për çdo inspektim të kryer bëjnë procesverbalin me të cilin e pasqyrojnë gjendjen faktike, i evidentojnë shkeljet e bëra të dispozitave të caktuara dhe i japin punëdhënësit ose punonjësit aftin e caktuar për eliminimin e të metave të konstatuara.
10. Gjatë gjithë inspektimit inspektori i punës do të shoqërohet nga punëdhënësi ose përfaqësuesi i autorizuar prej tij. Përjashtim bëhet vetëm në rastet kur inspektori e parasheh që inspektimi nuk do të jetë efikas. Për inspektimin e kryer gjithsesi një kopje të procesverbalit ia japin punëdhënësit/LipjaniNews/


