YAHR-i ndan mirënjohje për kontribuuesit në ngritjen e aktivizmit qytetarë për Komunën e Lipjanit për vitin 2015

PUBLIKUAR

Lipjan, 20 Dhjetor 2015: Organizata Joqeveritare Youth Association for Human Rights, për çdo fund vit që nga viti 2011 ka ndarë çmime për institucione dhe persona të ndryshëm që kanë kontribuar nëpër mes mekanizmave institucional dhe jo institucional në konsolidimin e demokracisë përmes pjesëmarrjes aktive në vendimmarrje në Komunën e Lipjanit.

YAHR-i përmes fuqizimit të rolit qytetar kërkon shtigje në të cilat mund të intervenohet nëpërmes iniciativave që forcojnë mekanizmat e shoqërisë për aktivizu qytetar dhe në ngritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në hartimin e politikave.

Për vitin 2015 ka ndarë mirënjohje për Florent Hoxhën, deputetin me aktiv të Kuvendit Komunal të Lipjanit, të bazuar nga fletë-notimi i raportit monitorues për punën e legjislativit për vitin 2015. Ndërsa në sferën e informimit çmimi i është ndarë Besart Troshupa për iniciativën e formimit të portalit informativ lokal në rrjetin e internetit “Lipjaninews”, ndërsa nga mediat nacionale prapë edhe ketë vit çmimi i është ndarë Grupit Koha, gjegjësisht portalit informativ Koha-net.

SHIKO MË SHUMË

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...