YAHR-i me aktivitete të vetëdijesimit me nxënësit e gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan, lidhur me energjinë e gjelbër!

PUBLIKUAR

Sot, Organizata “Asociacioni i të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YAHR”  ka organizuar trajnime vetëdijësuese me nxënësit  e Gjimnazit “Ulpiana “ në Lipjan, lidhur me  shfrytëzimin e energjisë së gjelbër në qëllim të mbrojtjes së ambientit jetësor.

Bekim Krasniqi koordinator i projektit theksoi se ” Se lind nevoja për një angazhim më të madh të faktorit njeri për të ndaluar ndikimin negativ të njeriut në mjedis, që është e nevojshme, para se të jetë shumë vonë. Forma me e mirë e ndikimit dhe ndryshimit të mentalitet tonë është nëpër mes edukimit, sensibilizimit të fëmijëve dhe të rinjve ndaj problemeve mjedisore, duke ju ofruar orë mësimore mbi natyrën, ambientin, ekosistemet dhe për shfrytëzimin e energjisë së gjelbër në qëllim të mbrojtjes së ambientit jetësor ”.

“Janë të mirëseardhura këto trajnime , sepse na mundësojnë që të fitojmë njohuri dhe të krijojë ide kreative se si të mbrojmë ambientin jetësor, nëpër mes shfrytëzimit të energjisë së gjelbër”tha Djellza Krasniqi, nxënëse e Gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan dhe  pjesëmarrëse në trajnim.

Trajnimet do të vazhdohen që të organizohen edhe  në dy shkollat tjera të mesme të larta në Komunën e Lipjanit, pastaj do të vazhdohet edhe me nxënësit e shkollave të mesme të larta në komunën e Shtimes dhe të Suharekës. Ky projekt është mbështetur nga INDEP, Balkan Green Foundation (BGF) dhe nga  Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...