Xiaomi Mi 5 vjen më 11 nëntor

PUBLIKUAR

Xiaomi së fundmi e ka liruar për 17% modelin e Mi 4, sepse duket se kompania kineze është duke u bërë gati për lansimin e Mi 5.

Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë, ngjarja speciale e Xiaomi do të mbahet më 11 nëntor, në të cilën do të zbulohen pajisjet e reja mobile.

Mi 5 mund të vijë së bashku me një model tjetër të telefonit të cilin besohet se kompania e ka emërtuar “Mi Dual 11”.

Por sipas raporteve të shumta thuhet se pajisja e dytë do të jetë Redmi Note 2 Pro, sepse është thënë edhe më herët se e njëjta do të vijë në kohën e përafërt me Mi 5.

Xiaomi Mi 5 pritet të sjell procesorin 2.2GHz quad-core, 1.8GHz quad-core CPU me Qualcomm Snapdragon 820 SoC.

Pajisja pritet të ofrojë edhe kamerën e pasme me 13MP, atë të përparmen me 5MP si dhe 4GB RAM në memorien e brendshme prej 16 deri në 64GB, dhe baterinë me 3,300 mAh. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...