Xiaomi e kalon LG-në, bëhet i pesti në botë

PUBLIKUAR

xiaomi-e-kalon-lg-n-euml-b-euml-het-i-pesti-n-euml-bot-euml_hd

Sipas një raporti të ri të publikuar nga Strategy Analytics, prodhuesi i shumë-përfolur kinez Xiaomi ka qenë një nga prodhuesit e telefonave të mençur me rritjen më të shpejtë në tremujorin e dytë të vitit 2014.

 

I ashtuquajturi “Apple e Kinës” tani është radhitur si krijuesi pestë më i madh për nga numri i telefonave të shitur, pasi ka arritur të marrë një pjesëmarrje mbresëlënëse të tregut mobil në tremujorin e fundit, duke arritur në 5.1% të totalit të tregut, duke lënë vendin e 6-të prodhuesin e njohur LG, i cila gjithashtu ka pasur një tremujor të frytshëm.

Para një viti, Xiaomi përbënte vetëm 1.8% të tregut global, dhe rritja që ka shënuar tani është e jashtëzakonshme.

Shuma e përgjithshme e telefonave të shitur nga Xiaomi gjatë tremujorit të fundit ka qenë rreth 15.1 milionë njësi, apo 11 milionë njësi më shumë se sasia e telefonave që ka shitur në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas Strategy Analytics, Xiaomi është shumë afër rivalëve të saj si Lenovo dhe Huaëei, ndërsa ata mbajnë pozitën e tretë dhe të katërt në listën e më të mirëve në treg, me 15.8 dhe 20.1 milionë njësi të shitura respektivisht në tremujorin e dytë të vitit.

Siç dihet, udhëheqësit e tregut global të telefonave të mençur në tremujorin e dytë të 2014 ishin “të dyshuarit e zakonshëm”, Samsung dhe Apple, të cilët kanë shitur 74.5 milionë njësi.

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...