Kuvendi Komunal i Lipjanit, nën udhëheqjen e kryesues së Kuvendit Vlora Limani- Hajnuni, të premten ka zhvilluar punimet e seancës së 28-të me radhë, në të cilën janë trajtuar dhe votuar të gjitha pikat të rendit të ditës.
Fillimisht, Anëtari i Kuvendit nga radhët e AAK-së Xhevat Olluri, ka propozuar që të futet në këtë rend dite edhe një pike shtesë që ka të bëjë me ndarjen e SH.M.P “ Adem Gllavica” në Lipjan, në dy shkolla profesionale.
Kryesuesja Limani, ka theksuar se në bazë të Rregullores së Punës së Kuvendit, propozimet që vijnë nga anëtarët e Kuvendit për pika të reja të rendit të ditës, duhet të jenë urgjente me rëndësi publike për tu trajtuar gjatë kësaj seance. Pavarsisht që nga propozuesi nuk është arsyetu urgjenca e kësaj pike kryesuesja Limani ka hedhur në votim dhe kjo pikë kaloj si pike e 6-të e rendit të ditës.
Gjatë diskutimit të pikes shtesë ndarjen e SH.M.P “ Adem Gllavica” në Lipjan, në dy shkolla profesionale. Kryetari, i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka kërkuar nga propozuesi arsyeshmërinë e urgjencës për ndarjen e SH.M.P “ Adem Gllavica”.
“ Arsyeshmëria e paraqitur nga propozuesi kinse për thithjen e investimeve të huaja nuk qëndron sepse në këtë shkollë janë investuar miliona euro, por problemi konsideroj që është tek përgjegjësia e kompetenteve. Për hapjen e temave të tilla, paraprakisht duhet të bëhen analiza të funksionimit professional dhe financiar si dhe normave pedagogjike të funksionimit të shkollës. Pavarësimi i shkollave duhet të ketë vetëm një synim ngritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie e jo qëllime të tjera qfare do qofshin ato”, ka thënë kryetari Ahmeti.
Drejtori i Buxhetit dhe i Financave, Shkelzen Hajdini, ka elaboruar raportin tremujor të shpenzimeve të buxhetit në mënyrë të detajizuar, duke bërë një raportim analitik nga të gjitha kategoritë ai ka shtuar se realizimi shpenzimit është i mirë, po ashtu edhe realizimi i të hyrave është në nivelin e kënaqshëm.
Asamblesiti, nga radhët e PDK-së, Lulëzim Rrustemi, ka thënë së është për tu përshëndetur ky raport i cili në mënyrë të detajuar na paraqet shpenzimin e parasë publike.
Me shumicë votash është miratuar edhe Propozim Rregullorja për plotësimin e Rregullores për transportin e udhëtarëve me automjete taxi 15 Nr.011-27942 të datës 21.07.201.
Gjithashtu, është votuar propozim Vendimi për dhënien në shfrytëzim të tokës pasuri shoqërore për vendosjen e trafo stacionit distributive në Lipjan.
Po ashtu, këshilltarët komunal të Lipjanit kanë miratuar Propozim Vendimin për dhënien e pëlqimit për ndarjen e mjeteve financiare Shoqatës Sindikale të Administratës Komunale.
Xhevat Olluri propozon ndarjen e shkollës “ Adem Gllavica”, Ahmeti këtë shkollë janë investuar miliona euro
PUBLIKUAR


