Xhaferi për takimin me Zelenskyn në Kiev: Ishte i qetë, nuk rrezatonte asnjë lloj shqetësimi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Talat Xhaferi, kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut ka treguar më me detaje takimin me presidentin ukrainas, Zelensky.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Xhaferi foli për anën emocionale të Zelenskyt duke e cilësuar si një person shumë të qëndrueshëm dhe të qetë në vendimmarrje, i cili sipas kryetarit të parlamentit të RMV-së nuk rrezatonte asnjë shqetësim.

Talat Xhaferi: Takimi me presidentin Zelensky fillimisht nuk ishte i konfirmuar për arsye sigurie. Takimi i parë ishte me përfaqësuesit e parlamentit, na u bashkangjit në udhëtim dhe kryetari i parlamentit. Vëzhguam situatën në Bucha, prej aty jemi kthyer në Kiev. Kongresi kishte për qëllim çështjen jo vetëm atë të luftës, por parashikimet se çfarë duhej bërë pas luftës. Bëhej vlerësimi në luftë, në njerëz dhe vlerësimet e duhura.

Blendi Fevziu: Si dukej Zelensky?

Talat Xhaferi: Tregonte që ke të bësh me një person të qëndrueshëm dhe të qetë në vendimmarrje, nuk rezatonte asnjë lloj shqetësimi, alarmi. Në konktestin e situatës, është e nevojshme që udhëheqësia të reflektojë qëndrueshmëri dhe që populli të ketë besimin e duhur. Ai i plotësonte të gjitha këto elemente.

Blendi Fevziu: Patët ndonjë moment frikë?

Talat Xhaferi: Ajo menaxhohet kur bëhet planifikimi për të shkuar në atë lloj zone, frika ekziston në çdo qenie. Kur bëhet planifikimi, kjo është e kontrolluar./tvklan

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...