Washingtoni porosit Kosovën që korrupsionin ta adresojë në mënyrë serioze

PUBLIKUAR

Fuqizimi i demokracisë me përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrjen publike, si dhe luftimi i llojeve të ndryshme të korrupsionit janë veçuar si sfida mjaft të rëndësishme për shtetin e Kosovës nga ana e Thomas Melias, zëvendësndihmëssekretar në Departamentin Amerikan të Shtetit në Byronë për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punë.

Zyrtari i lartë amerikan gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ka bërë të qartë se përpjekjet për adresimin e këtyre problemeve do të mundësojnë përparimin e vendit.

Në një intervistë për “Kohën Ditore” ai ka tërhequr vërejtjen se korrupsioni përveçse mund të jetë i dëmshëm në aspektin ekonomik, me vete sjell edhe pasoja të rënda politike.

Ai ka përkujtuar se Washingtoni i kushton rëndësi të madhe Kosovës dhe do të vazhdojë përkushtimin ndaj saj, pasi që e sheh atë si përbërës thelbësor për stabilitetin dhe zhvillimin në Ballkan. Mirëpo, sipas tij, edhe vetë shoqëria kosovare duhet t’i shtojë përpjekjet për forcimin e shtetit, pasi që bashkësia ndërkombëtare ka krijuar ambientin e duhur për pavarësim.

Për këtë arsye, Melia ka theksuar se institucionet duhet të kenë integritet në mënyrë që njerëzit të besojnë në to, si dhe të sigurojnë se të gjitha komunitetet marrin pjesë në mënyrë të barabartë dhe të drejtë.

SHIKO MË SHUMË

Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën

Pritjet jo të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar në pikëkalimet kufitare...

Inspektorati në aksion, gjobat deri në 9 mijë euro për udhërrëfyesit turistikë pa licencë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar kontrollet ndaj udhërrëfyesve turistikë që...

Pacolli nënshkruan marrëveshje për banim social, Gjakova përfiton 1.5 milionë euro

Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen...