Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

PUBLIKUAR

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës, njoftoi kryeministri Albin Kurti në një mbledhje të Qeverisë.

Kurti tha se kanë paraparë rritjen në katër faza, “me nga 25% çdo vit mbi shumën aktuale”.

“Në linjë me premtimin tonë për dyfishim të shtesave për fëmijët përgjatë mandatit, kemi paraparë dhe buxhetuar rritjen graduale të shtesave në 4 faza, me nga 25% çdo vit mbi shumën aktuale. Pra nga 1 janari 2027, shtesat për fëmijë rriten 25%, pastaj edhe në janar të vitit 2028 përsëri 25%, në janar 2029 përsëri 25%, dhe në janar 2030 kompletohet rritja graduale duke rezultuar në dyfishimin e shtesave për fëmijë brenda mandatit”, tha ai.

“Me fjalë tjera, një familje që ka dy fëmijë dhe tash i merr 60 euro, nga janari do t’i marrë 75 euro, kurse një familje që ka 4 fëmijë dhe tash merr 180 euro, nga janari do t’i marrë 225 euro”, shpjegoi ai.

Kurti tha se “kjo rritje do të vazhdojë secilin vit, deri në dyfishimin e shtesave për fëmijë brenda këtij mandati”.

 

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...

Prokuroria kërkon paraburgim për 65-vjeçarin, nuk thotë nëse ai dyshohet për vrasje të dyfishtë në Demiraj të Gjilanit

Prokuroria Themelore e Gjilanit po kërkon paraburgim për 65-vjeçarit me inicialet B.D., i arrestuar...