VV në Shtime: Ofroni zgjidhje, se do të mbeteni pa qytetarë!

PUBLIKUAR

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shtime shpreh brengën për ikjet e mëdha që po ndodhin çdo natë Shtime.

“Nuk kemi parë asnjë reagim ose nismë për ndalimin e këtyre ikjeve, qoftë nga niveli komunal apo qendror, prandaj kërkojmë nga Komuna e Shtimes që në bashkëpunim me pushtetin qendror te marrin iniciativa ose plane, qoftë edhe afatshkurtra për parandalimin e migrimit kaq te madh”, thuhet në një reagim të VV-së. “Ne e kuptojmë që ky fenomen po ndodh në gjithë Kosovën dhe për këtë duhet te reagojë Qeveria, por edhe Komuna me ndihmë të nivelit qendror duhet të ndërmarrë masa qe qytetarëve te saj t’ua përmirësojë mirëqenien sociale. Përndryshe, këta qytetare të mllefosur do të shesin prona dhe gjithçka që kane vetëm që të ikim në kërkim të jetës që ata kanë ëndërruar. Nëse nuk ju ofron zgjidhje konkrete, qytetarët nuk do t’i ndalë asgjë tjetër”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë, ASK publikon statistikat e mirëqenies sociale për majin

Shtesat për fëmijë vazhdojnë të jenë skema sociale me numrin më të madh të...

“Mëngjes i trishtë për Kamenicën”, Rahimaj reagon pas vdekjes së dy motrave në Gjermani

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka shprehur dhimbjen e tij për humbjen...

​Më 2025 Serbia mohoi 110 krime lufte, mes tyre edhe Reçakun, Batajnicën e Srebrenicën

Autoritetet në Serbi kanë mohuar, vitin e kaluar, të paktën, në 110 raste, krimet...