Para pak minutash, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje hodhën vezë të prishura në makinën e Kryeministrit Isa Mustafa derisa ky nën përcjellje po shkonte në RTK për një intervistë që transmetohet në këto çaste.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! do të vazhdojë aksionet dhe protestat për ta bërë jofunksionale këtë Qeveri e cila po e defunksionalizon shtetin tonë. Do të vazhdojmë deri në dorëheqjen e Isa Mustafës”, thuhet në një kumtesë të VV-së. /Telegrafi/


