VV: Aktivistët tanë u rrahën në stacionin policor (Foto)

PUBLIKUAR

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate ka bërë të ditur se sot, rreth orës 16:00, Policia ka liruar dy aktivistët e arrestuar sot paradite.

Aktivistët e sapoliruar, janë rrahur brutalisht në Stacionin Qendra, të Policisë së Kosovës. I përfshirë në torturimin e aktivistëve ka qenë edhe komandanti i Stacionit “Qendra” të Policisë së Kosovës, Driton Imeri, thuhet në njoftimin e VV-së.

Me t’i futur në stacionin policor, aktivistëve u është thënë nga Driton Imeri që “tash e tutje ju nuk do të keni punë në gjykata. Këtu ma nuk ka ligje. Thjesht do t’ju rrahim nëpër stacione deri sa të ndaleni”. Rreth 10 policë kanë rrahur aktivistët që ishin me duar të lidhura dhe i kanë kërcënuar që “nëse vazhdoni kështu do t’ju rrahim vazhdimisht”.

Po ashtu, policët u kanë thënë aktivistëve t’i qojnë fjalë Dardan Molliqajt dhe disa aktivistëve të tjerë që “sapo t’i arrestojmë do t’i torturojmë më shumë se juve”. Po ashtu, policët kanë sharë e ofenduar aktivistët në baza familjare.

Lëvizja Vetëvendosje reagimit ia ka bashkangjitur edhe disa foto të cilat thuhet se janë rë aktivistit Shkëlqim Morina. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Peticioni me 14,140 nënshkrime për heqjen e “Urosevac” nga Ferizaj dorëzohet të hënën në Kuvend

Peticioni “Për një Ferizaj pa ‘Urosevac’”, i mbështetur nga 14,140 qytetarë të Ferizajt, do...

Gërvalla sot del në konferencë për media

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot do të mbajë një konferencë për media nga...

Mot i vranët

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta....