Vulini i serviloset pak Vuçiqit: Ushtria gati për urdhra nga presidenti

PUBLIKUAR

Në kanalin zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në “You Tube”, është publikuar një video në të cilën shihen radhët e gjata të ushtarëve të Serbisë.

Ministri serb Aleksander Vulin ka thënë se “xhandarmëria serbe është e gatshme të marrë çfarëdo detyre që do të kërkohet nga presidenti i Serbisë, Aleksnader Vuçiq”.

Kjo deklaratë e Vulin vjen pas paralajmërimeve të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, se do të marrë masa ndaj Kosovës pas vendimit për zbatimin e marëveshjes për reciprocitet të targave të automjeteve.

Edhe mbrëmë ka pasur raportime të ndryshme se  ushtria serbe është afruar në kufirin e Kosovës, meqë në pjesën veriore gjendeshin një numër i madh i Policisë së Kosovës të cilët siguroheshin që të zbatohet marrëveshja.

BE’ja dhe SHBA kanë bërë thirrje për shtensionim të situatës, derisa situata po monitorohet edhe nga KFOR-i./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...