Vuçiqi thirr Putinin ta vizitojë Serbinë për 180-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do t’ia dorëzojë sonte ministrit rus të Punëve të Jashtme Sergej Lavrov letrën për Vladimir Putinin, me të cilën e thirr që ta vizitojë Serbinë, mëson agjencia e lajmeve Tanjug.

Siç transmeton Gazeta Express, Vuçiq në letër shpreh kënaqësi me rastin e shënimit të 180-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike  ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, duke theksuar se ky jubile, i cili mbushet më 23 shkurt, do të shënohet me një sërë manifestimesh në të dy vendet.

“Gjatë kësaj periudhe kohore të gjatë dhe turbulente, por edhe me shekuj para kësaj, populli serb dhe ai rus synonin të vendosin lidhje të forta shpirtërore, kulturore dhe ekonomike, për ç’arsye ne sot me krenari i konsiderojmë si sinqerisht miqësore”, thuhet në letër.

Vuçiq shpreh bindjen se dy vendet do të vazhdojnë t’i forcojnë dhe avancojnë marrëdhëniet e përgjithshme dhe partneritetin strategjik mes tyre. Dëshmi për këtë, përkujton presidenti serb, është edhe vizita e tij e paradokohshme në Moskë, si dhe bisedimet e zhvilluara me qëllim të avancimit të të gjitha llojeve të bashkëpunimit, sidomos në planin ekonomik.

“I nderuar Vladimir Vladimiroviç, pasi që bisedat konstruktive që po i zhvilloj me Ju i japin një vulë specifike cilësisë së marrëdhënieve tona të përgjithshme, me kënaqësi të veçantë Ju ftoj për vizitë zyrtare Serbisë, ku jeni gjithmonë një mysafir dhe mik i mirëpritur”, thuhet në letrën e Vuçiqit drejtuar Putinit./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...