Vuçiq pret Lajçakun dhe Escobarin: Koha që Kosova ta themelojë Asociacionin

PUBLIKUAR

Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë, ka pritur në takim emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Atyre, Vuçiq iu ka thënë se “është koha që Kosova ta implementojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

Sipas presidentit serb, perëndimi ka mekanizma që mund ta bindin Kosovën që ta bëjë këtë.

“Thashë se është koha që Prishtina përfundimisht t’i përmbushë obligimet e saj dhe mbi të gjitha formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit”, ka shkruar Vuçiq në një postim në Instagram.

Më tutje, Vuçiq ka deklaruar se ”Serbia ka qenë konstruktive në të gjitha proceset”.

Por Kosova beson se bandat kriminale të Vuçiqit në Veri kanë sulmuar pjesëtarët e KFOR’it. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...