Vuçiq: Nuk ka njohje të Kosovës dhe pikë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq insiston se në Uashington iu ofrua një dokument që parashihte njohjen e Kosovës si shtet.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se ka refuzuar pikën për njohje reciproke mes Serbisë dhe Kosovës dhe beson se ajo nuk do të përfshihet në dokumentin që quhet “normalizim ekonomik”. Ai ka insistuar se gjatë bisedimeve duhet të ofrohet një “letër e mirë, përndryshe nuk do ta nënshkruaj”, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Vuçiq më pas ka shpalosur se si amerikanët e kanë hapur dokumentin ku thotë se është kërkuar njohja.

“Le ta dinë njerëzit si funksionon kjo, pala amerikane na e ndau dokumentin që nuk e ka parë asnjëra palë, ose pala jonë nuk e ka pa me siguri, ishte një “non paper” si i thonë, dhe atë dokument s’mund ta merrni me vete, sepse e ka numrin, e as ta fotografoni e as diçka tjetër”, ka thënë Vuçiq.

“Nuk është diçka e re, por kemi hasur në mirëkuptim. Bëhet fjalë për një shtet që ka njohur pavarësinë e Kosovës, për ne ka qenë diçka formale por jo e befasishme. Nuk është hera e parë që unë reagoj kështu sepse ka ndodhur njësoj edhe në Evropë. Njerëzve në Serbi ju them me siguri: Në asnjë formë nuk e nënshkruaj asnjë dokument ku pranohet njohja e pavarësisë së Kosovës, pikë”, u shpreh ai.

“Dhe na erdhi radha të prononcohemi për atë dokument. Ishte dokument shumë i vështirë, që fliste për njohjen reciproke”, ka thënë Vuçiq, duke theksuar se më vonë amerikanët e larguan këtë dokument

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...