Vuçiq: Njësitet speciale të Policisë së Kosovës në veri mund të futen vetëm me këto dy kushte

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se njësitet speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), mund të futen në veri të Mitrovicës vetëm në marrëveshje me KFOR-in dhe me pëlqimin e komunitetit serb atje.

“Kjo është e vetmja e vërtetë, kushdo që thotë ndryshe gënjen”, ka thënë ai, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.

Vuçiq thotë se këto gjëra janë sqaruar në marrëveshjen e vitit 2013 që u nënshkrua në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e ku garantues për ROSU-në ishte KFOR-i, pasi që nuk kishte njësite të tjera sikurse FIT dhe ushtria e Kosovës nuk ishte krijuar.

“Këtë ia kam përsëritur rreth 500 herë Ashtonit dhe zyrtarëve të NATO-s. Nuk duhet të ketë shqiptarë të armatosur me armë të gjata në veri, pa këto dy kushte”, ka shtuar presidenti serb.

Kreu i shtetit serb thotë se për këtë çështje ka dëgjuar versione të ndryshme, megjithatë, sipas tij, nuk ka një marrëveshje tjetër dhe gjithçka është një gënjeshtër.

Hera e fundit kur njësitet speciale të Policisë së Kosovës kishin hyrë në veri, ka qenë gjatë aksionit për arrestimin e të dyshuarve për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Ky aksion i Policisë së Kosovës kishte nxitur reagime të ashpra të Beogradit, megjithatë KFOR-i në një deklaratë zyrtare, kishte thënë se ishte në dijeni për aksionin. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...