Vuçiq i shkruan letër Trump-it: Taksa është barrë dhe pengesë e pakapërcyeshme për rifillimin e dialogut

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i ka dërguar një letër të shkruar presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Sipas Tanjug, letra në fjalë është dërguar për të kërkuar mbështetje në gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshëm në mes Serbisë dhe Kosovës.

Vuçiq poashtu ka falënderuar presidentin Trump për mbështetjen e dhënë në drejtim të Serbisë në rrugën evropiane.

“Më lejoni t’ju falënderoj për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që i japin Serbisë në rrugën evropiane dhe në veçanti për mbështetjen e ofruar për përpjekjet tona për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkan Perëndimor”, thuhet të ketë shkruar Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Tutje Vuçiq ka falënderuar Trump-in për letrën e marrë më 14 dhjetor ,ku shtoi se askush nuk kujdeset më shumë për gjetjen e një zgjidhje në lidhje me çështjen e Kosovës.

“Besomëni mua, Presidenti i dashur, se askush nuk kujdeset më shumë për zgjidhjet në vendin tim, për shkak se problemi i Kosovës është i rëndë dhe mbi të gjitha për Serbinë dhe popullin serb. Ne jemi të përkushtuar për dialog dhe t’i afrohemi me guxim dhe realitet , duke menduar për të ardhmen e të gjithë neve në Ballkanin Perëndimor. Ne i kemi përmbushur të gjitha detyrimet tona sipas Marrëveshjes së Brukselit. Megjithatë, Serbia nuk mund të zgjidhë këtë problem të vështirë vetëm. Pavarësisht vullnetit dhe besimit tonë, taksa e vendosur nga Prishtina për mallrat nga Serbia, është barrë dhe pengesë e pakapërcyeshme për rifillimin e dialogut”, ka shtuar tutje Vuçiq në letrën e tij.

“Jo vetëm që dëmtohet ekonomia serbe, por edhe rrezikohet jeta e serbëve në Kosovë, të drejtat e të cilëve duhet të mbrohen. E theksoj edhe një herë: Në momentin që Prishtina shfuqizon këtë masë të paarsyeshme dhe të dëmshme, ne jemi të gatshëm për të vazhduar dialogun në kërkim të një zgjidhje të qëndrueshme. Dua që kjo letër të theksojë edhe një herë vendoshmërinë time të fortë për të pasuruar marrëdhëniet e të dy vendeve tona , me forcë të përbashkëta. Jam krenar që vendi im në dy  luftërat botërore ka luftuar në anën e ligjit dhe të drejtësisë dhe se ne ishim aleatë. Vitin e kaluar kemi shënuar përkujtimin e viktimave të Luftës së Parë Botërore. Duke kujtuar aleancat tona historike përmes këtij shembulli të ndritshëm, unë do të doja të ju ftoj përsëri të vizitoni Serbinë, si presidenti i parë amerikan pas gati dyzet vjetësh. Shkëlqësia e juaj sinqerisht pranoni urimet e mira më të mira për prosperitetin e mëtejshëm të vendit tuaj dhe mirëqenien e qytetarëve amerikanë, me mirënjohjen time më të thellë”, ka shkruar Vuçiq në letrën e dërguar presidentit Trump./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...