Vuçiq i shkruan letër BE-së: Na tregoni nëse ne serbët i kemi helmuar shqiptarët

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Aleksandar Vuçiq i ka drejtuar një letër zëdhënëses së Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq duke i kërkuar sqarime në lidhje me rastin e helmimit të zyrtarëve kosovarë nga kutitë me vota të ardhura nga Serbia.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka drejtuar një letër zëdhënëses së Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq duke kërkuar prej saj që publikisht të tregojë nëse serbët i kanë helmuar shqiptarët, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Vuçiq reagoi pasi rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve me vota të ardhura nga Serbia janë helmuar. Shkak janë bërë 5 kuti që kanë ardhur nga Serbia me vota, të cilat pasi janë hapur kanë kundërmuar erë.

“Jam i sigurt pas disa ditësh të përcjelljes së aferës së ‘helmimit’ në Prishtinë se keni konkludim rreth asaj që saktësisht ka ndodhur”, shkruan në letrën e Vuçiqit të publikuar në gjuhën serbe dhe angleze në profilin e tij në Twitter, transmeton lajmi.net.

“Andaj, ju lus që opinionit të gjerë t’i thoni nëse ne serbët i kemi helmuar shqiptarët me antraks, navichok, apo ndonjë tjetër helm të rëndë. Nëse rastësisht kjo nuk është e vërtetë, ju lus që publikisht të tregoni se kush kanë qenë mashtruesit që kanë sajuar një gënjeshtër të tillë”, shtoi ai. /Lajmi.net/

Александар Вучић

@predsednikrs

@MajaEUspox

View image on Twitter

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...