Vuçiq i reagon Kurtit për taksën: S’mund të na shesësh këto lojëra, e dëgjove çfarë tha Grenelli

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka reaguar pas vendimit të kryeministrit kosovar, Albin Kurti, që taksa të hiqet pjesërisht me 15 mars. Sipas tij, ky vendim i Kurtit është vetëm lojë dhe asgjë tjetër.

“Asnjë nga autoritetet shtetërore serbe nuk reaguan në lidhje me temën e heqjes së taksave sepse ne donim të shihnim atë që e tha z. Grenell. Ai ka absolutisht të drejtë dhe kjo është vetëm një lojë. Kurti t’ia shes këto hile dikujt tjetër”, është shprehur ai, transmeton Indeksonline

Ndryshe, i dërguari i posaçëm i Presidentit Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell i ka quajtur masa gjysmake paralajmërimet e Kryeministrit Kurti për heqjen e pjesshme të taksave në prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Nuk i përkrahim masat gjysmake të Kryeministrit Kurti. Qëndrimi ynë është shumë i qartë: taksat duhet të hiqen krejtësisht. Z. Kurti po bën gabim serioz – dhe kjo i është bërë e qartë Presidentit Thaçi sot në Shtëpinë e Bardhë.

Vlen të theksohet se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim dje që tarifa për lëndën e parë që vjen në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja, të hiqet nga data 15 mars.

Kurti, në një konferencë për media, ka deklaruar se si Qeveri e Kosovës, gjatë javës së ardhshme, do të marrin vendim, që nga data 15 mars 2020, të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“BE ta vlerësojë lart heqjen e tarifës duke ofruar liberalizimin e vizave para Samitit të Zagrebit. Nëse Serbia nuk e përfill qëndrimin e Kosovës dhe nuk fillon heqjen e barrierave, me fillim nga data 1 prill do të nisë zbatimi i reciprocitetit, njëherë me fushën e tregtisë e pastaj në fushën ekonomisë. Në rast se pala serbe nuk reflekton as pas një periudhe 90 ditësh për heqjen e tarifës për lëndën e parë, atëherë Qeveria nga data 15 qershor do ta kthejë tarifën, deri në zbatimin e reciprocitetit”, u shpreh Kurti.

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...