Vuçiq: Akti i mbrëmshëm ishte terrorist, do ta çarmatosim Serbinë

PUBLIKUAR

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se në gjashtë muajt e ardhshëm do të punësohen 1200 policë të rinj nëpër shkolla të vendit.

Duke folur për sulmin në afërsi të Mlladenovacit, në të cilin humbën jetën tetë persona, ai tha se ishte një “akt terrorist” dhe se “zuzari nuk do ta shohë më kurrë dritën e ditës”, se “nuk do të dalë nga burgu”.

“Të gjithë njerëzit që kanë armë, që janë rreth 400 mijë njerëz, do t’i nënshtrohen një auditimi”, tha ai.

Në emër të tij dhe në emër të të gjithë anëtarëve të Qeverisë, ai shprehu ngushëllimet e tij për familjet e të vrarëve në mënyrë kriminale nga rrethina e Mlladenovcit.

“Megjithëse e di që është shumë e vështirë që këta njerëz të pranojnë, t’u them se jemi të bashkuar në dhimbje dhe pikëllim… Me këtë sulm të përsëritur masiv kriminal, pas sulmit ndaj fëmijëve tanë, dhe më pas sulmit të rastësishëm ndaj kujtdo, i cili ndodh të jetë në një piknik ose përpara portës duke punuar diçka… Ky është një sulm ndaj vendit tonë”, tha ai në adresimin para mediave.

Qeveria, tha ai, do të nxjerrë një vendim me të cilin do të udhëzojë MPB-në serbe që të përgatisë ndryshime urgjente në ligjin për armët, në mënyrë që të shtrëngohen kushtet për mbajtjen e armëve të shkurtra.

“Të gjithë ata që kanë armë, nuk e kam fjalën për armë gjuetie, janë rreth 400 mijë njerëz – do t’i nënshtrohen një auditimi, nuk do të mbeten më shumë se 30 deri në 40 mijë copë. Ne do të bëjmë çarmatimin pothuajse të plotë të Serbisë dhe dënimet për armëmbajtje pa leje do të jenë të mëdha, thuajse do t’i dyfishojmë”, tha ai.

“Do të bëhen kontrolle gjashtëmujore dhe vjetore së bashku me ekzaminimet psikiatrike dhe psikologjike”, tha ai, duke shtuar se do të ketë edhe test të detyrueshëm për substancat psikoaktive.

Ai thotë se me urdhrin e MPB-së, të gjithë ata persona që i dorëzojnë armët ilegale brenda një muaji,  do të kalojnë pa pasoja. “Nëse nuk i dorëzojnë – do t’i gjejmë dhe pasojat do të jenë të tmerrshme për ata njerëz”, tha presidenti serb, Vuçiq. /Klankosova.tv

LAJME TË TJERA

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Në Kosovë në pesë ditët e ardhshme pritet të mbajë mot i ngjashëm me...

Zjarr në një objekt në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar për zjarrvënie në objekt, i cili është...

Messi theu rekordin e Ronaldos, bëhet futbollisti me më së shumti gola në top-ligat evropiane

Lionel Messi ka thyer një tjetër rekord të vendosur nga rivali i tij, Cristiano...

Joseph: Kriza në veri e Ballkan përfundon kur katër shtetet e NATO-s e njohin Kosovën

Njohësi i Ballkanit, Edward P. Joseph, ka thënë se gjithë rrëmuja e Ballkanit dhe...

SHIKO MË SHUMË

Rezultatet e deritanishme, PS-ja prin në shumicën e bashkive

Në pesë bashki të Shqipërisë: Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec dhe Delvinë ka përfunduar procesi...

Berisha: Në Lezhë i është bërë atentat Salvator Kaçit, vepër e Edi Ramës dhe Pjerin Ndreut

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me sulmin që i është bërë ish-kryetarit të...

Mali i Zi dhe SHBA ndërtojnë terminal për importin e gazit të lëngshëm natyror

Përfaqësues të Qeverisë së Malit të Zi dhe të kompanive amerikane, më 12 maj,...