Vritet një lider i rëndësishëm i ISIS’it në Irak

PUBLIKUAR

Një udhëheqës i rëndësishëm i të ashtuquajturit Shteti Islamik në provincën e Anbarit në Irak është vrarë nga një sulm ajror i koalicionit perëndimor të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bërë të ditur Pentagoni.

Abu Waheeb, ish-anëtar i Al-Qaedas në Irak, është vrarë gjatë një operacioni të ndërmarrë të premten, sipas Pentagonit, raporton BBC.

“Është e rrezikshme të jesh lider i ISIS’it në Irak dhe Siri këtyre ditëve”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, transmeton Gazeta Express.Vrasja e Waheebit ishte njoftuar edhe në disa raste në të kaluarën – por kishte rezultuar e pavërtetë.

Pentagoni ka thënë se edhe tre militantë të tjerë janë vrarë gjatë operacionit, dhe e ka përshkruar Waheebin si “emir ushtarak” të ISIS’it në provincën e Anbarit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Mbi 63 mijë euro të fshehura në bagazhin e shoferit, kapen në autobusin Gjermani-Kosovë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar 63 mijë e 400 euro të padeklaruara...

PDK s’shkon në takimin e e Haxhiut, Ismaili: Manipulim i radhës, më mirë kish me qenë i shkru Deharit

Nënkryetari i PDK’së, Uran Ismaili, ka thënë se partia e tij nuk do të...