Vrasja e policit në Serbi, flet Artan Hajrizi: Fatoni m’i vodhi dokumentet, ai nuk ishte hiç në Kosovë (VIDEO)

PUBLIKUAR

Vrasja e një polici serb e cila dyshohet të jetë kryer nga i arratisuri nga burgu, Faton Hajrizi, ka ngjallur shqetësim në opinionin publik.

Lidhur me këtë rast, vëllai i Faton Hajrizi, Artani ka folur ekskluzivisht për emisionin “Kosova today”, pasi sipas raportimeve, i dyshuari ia ka vjedhur dokumentet gjermane vëllait.

Artan Hajrizi tha se nuk ka qenë i përfshirë, dhe se nuk ka të bëjë me këtë rast. Ai tregoi për “Kosova today” se ka shkuar në stacionin policor në Gjermani për t’i paraqitur dokumentet e humbura, njofton Klankosova.tv.

“Nuk jam pjesë e këtij rasti. Kam ardhur t’i lajmëroj dokumentet. Ka qenë dy ditë nëpër Gjermani, më ka takuar. Ka ardh dy orë ka nejt te une, e kam pas kuletën në tavolinë, i ka marr. Më 16 korrik ka qenë të unë. Në të zezën ka ardh. Nuk e di për çfarë arsye u kthye në Serbi. Ai ka qenë në Itali, Slloveni, Kroaci, non stop ka qenë duke qarkulluar, në Kosovë nuk ka qenë hiç”, tha Artani.

Ai tutje tha se Fatoni nuk ka qenë personi i cili ka folur mbrëmë në emisionin e Ermal Pandurit. Sipas tij, në telefon ka qenë një shok i Fatonit.

“Unë s’jam fajtor, s’kam qenë atje. Kam dëshmitarë që kam qenë në punë krejt javën. Nuk kam të bëj me ato punë. I tha vëlla kthehu, dorëzohu, të ndihmoj me avokat. Tha nuk kthehem i gjallë. Nuk ka qenë Fatoni në emision, një shoki i ij. Mua më ka thënë fol me të, i kam thënë nuk foli. Ka fol një shok i tij me telefonin tim dje. Jemi takuar në rrugë, i ka thënë fol kështu. Kontakti im i fundit me të ka qenë kur ishte këtu. Familja nuk ka asnjë të dhënë. Që dy ditë i kam humbur kontaktet. Nuk jam përzier kurrë me të”, tha më tej Artani, njofton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Vakia e Ramazanit 2025

Bashkësia Islame e Kosovës ka publikuar vaktinë e Ramazanit për vitin 2025. Muaji i madhërishëm...

Logoja dhe programi i plotë për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës ka publikuar logon zyrtare shtetërore për shënimin e 17-të vjetorit të...

Arrestimi i Erion Veliajt, SPAK del me njoftim zyrtar

Prokuroria e Posaçme ka bërë njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion...