Vranë dhinë në kopshtin zoologjik në Berlin, burgosen rumunët

PUBLIKUAR

Dy burra nga Rumania janë burgosur pasi kanë vrarë një dhi në një kopsht zoologjik në Berlin.

Gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet, ata kanë pranuar se kanë qenë të uritur dhe e kanë vrarë dhinë me qëllim për ta ngrënë, transmeton portali arbresh.info

Një gjykatë e rrethit të Berlinit ka dënuar të mërkurën 29-vjeçarët për vjedhje dhe vrasjen e një kafshe pa arsye, njoftoi agjencia e lajmeve DPA.

Një nga burrat, i cili kishte një dënim të mëparshëm për vjedhje, u dënua me 10 muaj burg, ndërsa bashkëpunëtori i tij me nëntë muaj.

Çifti hyri në kopshtin zoologjik në parkun Hasenheide të Berlinit gjatë muajit shkurt dhe vranë një dhi Angora.

Ata u kapën nga policia pasi ishin njoftuar nga një dëshmitar./arbresh.info/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...