Vodhi vegla pune, arrestohet një person në Graçanicë

PUBLIKUAR

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur dje në Graçanicë.

Policia ka njoftuar se atje është arrestuar një person pasi dyshohet se në disa objekte përcjellëse të një personi tjetër ka vjedhur vegla të punës.

Veglat e punës i janë kthyer viktimës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“VJEDHJE E RËNDË | Graqanicë 28.12.2022 – 16:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në një objekte përcjellës pronë e viktimës mashkull kosovar kishte vjedhur disa vegla- mjete pune. Disa prej veglave të punës janë gjetur dhe ju kanë kthyer viktimës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...